/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prishtinë i zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM – RRLP) ka organizuar punëtori mbi menaxhimin e financave komunale.
Në këtë punëtori kanë marrë pjese: Anëtarët e komitetit për politike dhe financa, drejtorët e drejtorive komunale, shefi i zyrës së informimit, zyrtari e zyrës së auditimit komunal, zyrtari i lartë financiar dhe zyrtarë të aseteve komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave.
Fjalën hyrëse të kësaj punëtorie e ka bërë drejtoresha ekzekutive Znj. Besime Tusha, e cila në fillim ka shpjegua në pika të shkurta ecurinë e projektit si rëndësin, qëllimim e kësaj punëtorie që ka të bëjë me ngritjen e përgjegjësisë publike dhe llogaridhënies në nivelin lokal, si dhe të theksoj rolin, kompetencat dhe përgjegjësit e komunës lidhur me menaxhimin e financave komunale sa i përket planifikimit buxhetor, shpenzimeve dhe auditimit, si dhe të ritheksoj kompetencat dhe përgjegjësit e legjislativit karshi ekzekutivit në raport me menaxhimin e financave komunale si dhe të përmirësoj rolin mbikëqyrës të legjislativit në përgjithësi.
Pas prezantimit, shumica e pjesëmarrësve kanë diskutuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e ekzekutivit në menaxhimin e financave komunale, duke përfshirë auditimet e brendshme komunale si dhe për rolin, detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e kuvendit dhe komitetit për politikë dhe financa në menaxhimin e financave komunale.
Naser Hashani, Zyrtari Kryesor Financiar në drejtorin për Buxhet dhe Financa, ka thënë se zvogëlimi i buxhetit dhe numri i ulët i pjesëmarrësve të qytetarëve në dëgjimet buxhetore janë në ndër sfidat e mëdha për organet komunale, një ndër problemet me të cilat po ballafaqohemi është edhe planifikimi jo i mirë i buxhetit nga drejtoritë komunale. Shumica e buxhetit komunal të komunës së Kamenicës, shkon në paga dhe mëditje, ndërsa sa i përket vitit të ardhshëm është zvogëluar buxheti në investime kapitale dhe subvencione, gjë që po i krijojn komunës probleme në planifikimin e listës së projekteve prioritare të investimeve kapitale.
Planifikimi i buxheti varet nga shumë akter të involvuar në planifikim buxhetor dhe pikërisht nuk po kemi planifikim të mirëfilltë buxhetor dhe neve po na rriten borxhet publike, na nevojitet një menaxhim me i mirë i buxhetit komunal si dhe të bëhet harmonizimi më i mirë i planeve buxhetore.
Në fund të punëtorisë, është bërë identifikimi i sfidave, si dhe janë nxjerrë rekomandimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave komunale.
Ky projekt “Promovimi i Kodit të Etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Prishtinë. /2L ONLINE/