/2L ONLINE/ – Në Kamenicë promovohetlibri “Mashtrimi i madh”, i autorit, Bardhyl Mahmuti. Në këtë manifestim kulturor, i cili u mbajt në sallën solemne të Shtëpisë së Kulturës” “Isa Kastrati” ishin prezentë edhe veprimtarët e johur të kësaj ane Emin Krasniqi,Hasan Dermaku si dhe intelektual, nxënës, e dashamirë të fjalës së shkruar.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i komunës z. Begzad Sinani, i cili edhe foli për rendësin e këtij libri. Në fjalën e tij autori e shpjegoi motivin për të shkruar ketë libër, për t’i u kundërvu propagandës serbe duke i shfrytëzuar burimet serbe.
Autori e paraqet qartë me fakte të pamohushme se në Kosovë ka pasur gjenocid, nga ana e shtetit të Serbisë. Prandaj, autori i kundërshton me faktografi të gjithë ata që duan ta kontestojnë dhe t’i zvogëlojnë këto veprime çnjerëzore, duke i konsideruar vetëm si krime lufte. Libri në fjalë e kishte qëllim ndriçimin e së vërtetës ,e cila ishte mbuluar nga propaganda agresive e shtetit Serbisë.
Studiuesit e rinj, hulumtuesit huaj e diplomatet e ndryshëm , tani mund të kanë para vetit një vepër, që përmbys mashtrimet e trilluara nga propaganda e tillë, e cila kishte bërë që edhe intelektual e diplomatë perëndimor të bijnë në lajthitje. Sipas autorit ky libër ishte duke u përkthyer në gjuhët kryesore botërore.
Përndryshe, Kryetari i komunës dhe autori i librit me personalitete tjera bënë homazh para lapidarit të Heroit të Kosovës – Metush Krasniqi. /2L ONLINE/