Pas vendimit për mbylljen e institucioneve shkollore për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, në pamundësi të zhvillimit të procesit të rregullt arsimor deri më datën 27 mars, mësimdhënësi Jetullah Mehmeti, nga e mërkura do të zhvillojë mësimin virtual për lëndën e gjeografisë në këtë platformë:
https://jmehmeti.weebly.com/meumlsimdheumlnia.html
Nxënësit e klasave VI dhe IX të shkollave “Dëshmorët e Kombit” dhe “Fan S. Noli”, do të mund të ndjekin mësimet online.
Ora 10:00 – 12:00
E mërkurë: Klasat IX-1, IX-2 dhe IX-3
E enjte: me klasën VI-3
Po ashtu në këtë periudhë, për çdo paqartësi mund të bëni pyetje në platformë dhe mësimdhënësi do ju përgjigjet.
• Komunikimi me nxënësit do të bëhet përmes prindërve të tyre.
• Të gjithë ata që kanë ekspertizën për ofrimin e shërbimeve në platforma dhe mund të na ndihmojnë në mësimet online, ju lutem të lajmëroheni tek Drejtoria Komunale e Arsimit.
• Do angazhohemi të krijojmë mësime virtuale edhe për lëndë të tjera.
Komuna falënderon mësimdhënësin Mehmeti, për angazhimin në të mirën e nxënësve.
Ndër të tjera iu bëjmë thirrje të gjithë nxënësve që të shfrytëzojnë këtë kohë dhe të bëjnë përsëritjen lëndëve mësimore, si dhe të lexojnë vepra të cilat zhvillojnë të menduarit.