Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës “TOKA” Jehona Gurgjeala sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim zhvillimin e projekteve që do të realizohen për fuqizimin e rinisë.
Iniciativa “Komunat për Rini”, ka për qëllim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet TOKA-s dhe komunave të Kosovës për periudhën 2024-2025.
Përmes kësaj nisme, TOKA dhe komuna e Kamenicës do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe të rinisë.
Mrrëveshja në parim si objektivë ka zhvillimin dhe zbatimin e programeve për të stimuluar aktivizmin qytetar, aftësimin dhe fuqizimin e rinisë së Kamenicës. /2LONLINE/