Komuna e Kamenicës sot ka lansuar platformën Pacienti.org, ku përmes kësaj platforme ju mund të informoheni më shumë sa i përket të drejtave tuaja si pacient.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se shëndetësia është prioritet dhe kjo është dëshmuar me angazhimin tonë në shumë projekte me rëndësi, që si synim kanë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kamenicë.
“Kemi ndërtuar partneritet me organizata vendore e ndërkombëtare, e ndër to është edhe Shoqata e Pacientëve të Kosovës. Virusi SARS- CoV-2 na e pamundësoi që takimet e aktivitetet t’i zhvillojmë bashkë, dhe për këtë arsye është krijuar platforma, përmes së cilës mund të informoheni më shumë sa i përket të drejtave tuaja si pacientë”, ka thënë ai.
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi ka thënë se qëllimi i këtij projekti është ngritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore.
“Përmes kësaj platforme ju mund të mësoni më shumë rreth të drejtave tua dhe sëmundjeve në përgjithësi. Ky projekt qëllim kryesor ka ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kënaqshmërinë tuaj në shërbimet e ofruara. Duke ngritur çështjet me rëndësi nga keni ndihmuar në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore”, ka thënë ajo.
Kjo platformë është publikuar në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
https://www.facebook.com/170937033384666/videos/678889529612944/