Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional.
Në rend ditë ishin këto pika:
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.21390 i datës 20.06.2022, nga mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2.Shqyrtimi i Raportit Financiar Prill-Qershor 2022.
3.Propozim-Vendim për Shfuqizimin e Vendimit nr.14823.
4.Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor i punës së Kryetarit të Komunës së Kamenicës.
5.Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor i punës së Kuvendit Komunal të Kamenicës.
6.Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes u diskutua që në rend dite të hyjnë edhe këto pika:
1.Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në lidhje me sektorin e pylltarisë.
2.Informat nga kompania rajonale “Hidromorava”për gjendjen me ujë.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u propozuan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/