Është inauguruar Qendra Rinore Fanar në Komunën e Kamenicës.
Në inaugurimin e kësaj qendre morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Sekretari i Shtetit në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë, Tristan Azbej, Major Gjeneral Ferenc Kajári, Komandati i 26-të i KFOR-it.
I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke falënderuar të gjithë për angazhimin, theksoi se fokusi mbetet tek rinia, fëmijët dhe e ardhmja.
“Së bashku me Tristan Azbej – Sekretar i Shtetit në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë, Znj. Atifete Jahjaga – Ish Presidente e Republikës së Kosovës si dhe Major Gjeneral Ferenc Kajári – Komandat i Kforit, zbuluam pllakën në hyrjen e Qendrës Rinore “Fanar”, të cilën qendër e vizituam më pas. Aty ndoqëm një performancë fantastike të vajzave të bukura e të talentuara të baletit të komunës tonë si dhe mbajtëm nga një fjalë rasti.
Fokusi ynë mbetet tek rinia, fëmijët dhe e ardhmja. Shtetet mike si Hungaria, e organizimet si Fondacioni Jahjaga janë pjesë jetike në këtë drejtim, prandaj ndaj tyre jemi falënderues përjetësisht”, ka thënë ai.
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Fondacionit Jahjaga ka qenë i shkelqyeshëm.
“Është interesant që brenda këtij viti më shumë kam ardhur në Kamënicë sesa në vendlindjen time në Gjakovë, dhe kjo si rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes Komunës së Kamenicës dhe Fondacionit Jahjaga. Kur u prezantua Qendra Fanari, ne morëm shumë kërkesa nga komunat tjera që të bëhet edhe atje. Kjo qendër shërben si pikë takimi mes të rinjëve të Kamenicës, ku ata mund të shoqërohen, tëndajnë idetë dhe të mësojnë nga njëri tjetri”, ka thënë ajo.
Kurse Sekretari i Shtetit në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë, Tristan Azbej, ka thënë se janë duke u dhënë të rinjëve një mundësi që të fuqizohen.
“Në emër të Qeverisë së Hungarisë iu shpreh mirënjohjet e mia dhe jam i lumtur që po festojmë sot. Ne me përjekjet tona jemi duke u dhënë të rinjëve një mundësi të kenë sukses, dhe duke i fuqizuar ata u jepim atyre një shancë që të jenë më të mirë”, ka thënë ai.
Ndërsa Major Gjeneral Ferenc Kajàri, Komandanti i 26-të i KFOR-it, ka thënë se mundësitë që do t’u ofrohen të rinjëve do të jenë shkathtësi të mira për ta.
“Jam krenar që Hungaria ka marr këtë nismë të ndihmojë të rinjtë e Kosovës. Është dëshirë e palëkundur për të rinjtë të kenë mundësi të ndjekin çfarëdo që dëshirojnë ata për të ardhmen. Mundësitë që do t’u ofrohen të rinjëve do të jenë një shkathtësi e mirë për ta”, ka thënë ai.
Kjo qendër është renovuar fal bashkëpunimit të Komunës së Kamenicës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Fondacionit Jahjaga me përkrahje të Hungary Helps, me qëllim të ofrimit të një hapësire për të rinjët e Kamincës. Që nga qeshori 2021, Qendra Rinore Fanar ka realizuar disa aktivitete me të rinjë, të cilat janë realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga me përkrahje të Hungary Helps. /2LONLINE/