Njohuritë e nxënësve në fushën e historisë e sidomos asaj të re të Kosovës, janë testuar në lojërat dhe kuizet e realizuara në kuadër të Përvjetorit të Pavarësisë
Nxënësit gjithashtu kanë provuar veten e tyre edhe në shkrimin e eseve me karakter historik si dhe lojëra të ndryshme tavoline si puzzle, gjithnjë në frymën e datës e cila po shënohet.
Biznesi lokal “Haliti S.M” ka shpërndarë dhurata për nxënësit pjesëmarrës.
Në kuadër të agjendës nesër do të mbahen aktivitetet si turneu i volejbollit, aktivitetet në BONEVET Kamenica si dhe shfaqja teatrale “Vëllazëri e Interes” nga aktorët e Teatrit Amator “Aleksandër Moisiu”. /2LONLINE/