Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, se për shkak të situatës së krijuar për parandalimin dhe mbrojtjen nga virusi COVID-19, ndërmarrja për grumbullimin e mbeturinave “Ecohigjiena” shpk., obligohet të reduktoj orarin e grumbullimit të mbeturinave deri në stabilizimin e gjendjes.
Orari i grumbullimit të mbeturinave prej të hënës do të shtyhet për një javë.
Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, që të kenë mirëkuptim dhe mbeturinat e tyre ti mbajnë të deponuara në shtëpitë e tyre, respektivisht në oborret e tyre.
Në lidhje me këtë, Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave, në kuadër të DSHPAI do të monitoroj gjendjen dhe do të kërkoj nga ndërmarrja modifikimin e orarit varësisht nga situata.
Vendi ynë po kalon një situatë jo të mirë, andaj të gjithë ne duhet të kontribuojmë në parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus.