/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Hodonoc të Kamenicës është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanin në Kamenicë e Gjilan, është dërguar tutje në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese