Dy persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 ndërsa tre të tjerë shërohen plotësisht në Komunën e Kamenicës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe tre (3) të tjerë janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.
Personat të cilë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë një (1) nga Kamenica dhe një (1) nga fshati Topanicë.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
153 raste të identifikuara;
110 të shëruar plotësisht;
31 raste aktive;
12 të vdekur.