Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës katër (4) persona janë identifikuar me COVID-19.
Të identifikuarit janë: një (1) nga fshati Gjyrishec, dy (2) nga fshati Rogaçicë, dhe një (1) nga fshati Topanicë.
“Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në apelin e institucioneve komunale. /2LONLINE.com/.