Kryetari në detyrë i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me kryetarin e OVL – UÇK, Milaim Limoni, dhe zyrtarë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, për nder te 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Kryetari Kastrati duke uruar Ditën e Flamurit, ka thënë se flaka e lirisë u mbajt e gjallë nga burrat e gratë, ushtarë të patrembur.
Sipas tij, sot feneri jonë i shpresës është ndërtimi i një vendi që tejkalon dallimet, që mirëmban premtimet për prosperitet e dashuri.
“Shqipëria ishte së pari guxim, vendosmëri e besim në një komb të lirë ku të gjithë ishin të barabartë. Rrjedha e historisë u drejtua nga të palëkundurit, ata që flijuan të kaluarën për të ardhmen e lirë.
Flaka e lirisë u mbajt e gjallë nga burrat e gratë ushtarë të patrembur në mënyrë që idealet të bëheshin të drejta të njeriut.
Sot feneri jonë i shpresës është ndërtimi i një vendi që tejkalon dallimet, që mirëmbanë premtimet për prosperitet e dashuri, një vend që triumfon mbi sprovat që ia sjellin forcat prapakthyese.
Le ta kujtojmë përherë historinë që na bashkon e vizionin e përbashkët që na shtynë drejt një të nesërme gjithnjë e më të ndritshme!
Gëzuar!”, ka thënë ai.
Po ashtu në këtë ditë është përuruar edhe busti i dëshmorit Ardian R.Qarri. /2LONLINE.com/