Autoritetet policore, në raportin 24 orësh kanë bërë me dije se në kamencië janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se në bashkë-veprim kanë bërë blerje të votave nga qytetarët, në shpërblim me të holla.
Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i Policisë:
DHËNJE & MARRJE E RYSHFETIT LIDHUR ME VOTIMIN
Kamenicë, 14.11.2021-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë bërë blerje të votave nga qytetarët në shpërblim të hollave . Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/