Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur me 28 maj 2019, rreth 00:30, në Kamenicë.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura VW Golf 6 me targa KS, drejtuar nga vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës, si pasojë e humbjes se kontrollit mbi mjetin që e drejtonte, godet Kamioneten e markës Daimler Chrysler me targa 01, si dhe veturën VW Golf 7 me targa 06 të cilat lëviznin nga drejtimi i kundërt”, ka thenë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore pësojnë dy vozitës dhe njëri nga pasagjerët e njërës veturë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.