/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Muqivērc të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se aksidenti është shkaktuar atëherë kur Vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës R. D. gjatë drejtimit të mjetit Daimler Shrysler duke mos e përshtat shpejtësinë për kushtet në rrugë dhe dukshmërisë, me te arritë nē dalje të fshatin Muqivërc godet viktimën Sh. H. (1939),(kêmbësor) i cili ishte duke lëvizur ne drejtim të njëjtë skaj rrugës në anën e djathtë. Me këtë rast nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ndërron jetë këmbësori, ku vdekja e tij si pasoj e plagëve te marra në aksident është konstatua nga Mjekut kujdestar në QKMF-në e Kamenicës.
“Asistencë në vendin e ngjarjes kanë dhënë Shërbimi i Zjarrfikësve te Kamenicës dhe Personeli mjekësor nga Qendra shëndetësore Kamenicë. Ne vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar ndaljen e vozitësit për 48 orë, kurse trupi i pa jetê të dërgohen në IML për Autopsi.Hetimet rreth rastit është duke i zhvillu Policia e Kosovës trafiku rajonal”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/