Janë shpërndarë grantet komunale për biznese për vitin 2023, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
“Me një buxhet të ndarë prej 100 mijë eurosh, për herë të parë në historinë e Kamenicës, komuna ndan grante për bizneset lokale”- tha kryetari Rahimaj.
Prej bizneseve përfituese, 11 prej tyre janë biznese të reja Start Up-e kurse 27 ekzistuese.
“Më shumë se 40 vende të reja pune, dhe 60+ pajisje pune do të financohen”.
Kryetari Rahimaj ka shtuar se është i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekonomike lokale. /2LONLINE/