Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është mbajtur Turniri në futboll të vogël mes Komunave të Kosovës në 21 vjetorin e themelimit të AKK-së.
Përndryshe në këtë turnir morën pjesë 18 ekipe (Prishtina, Drenasi, Ferizaji, Klina, Gjakova, Mamusha, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Lipjani, Malisheva, Obiliqi, Prizreni, Peja, Podujeva, Novobërda, Suhareka dhe Skenderaji).
Komuna e Kamenicës mori vendin e dytë, ndërsa lojtari i turnirit u shpall, Valmir Ramadani nga Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/