Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e 13-të në Indeksin vjetor të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, i publikuar nga Institucioni Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid.
Duke e krahasuar me vitin 2021, ku Komuna e Kamenicës ishte radhitur në vendin e 20 me gjithësej 61.56 pikë lidhur me këtë matje, kësaj radhe Kamenica ka shënuar progres duke kaluar 7 vende më lartë në listë me gjithësej 81.25 pikë për këtë vit.
Në këtë raport KDI ka vlerësuar komunat në 87 indikatorë për tetë shtylla: 1) transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, 2) transparenca buxhetore, 3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, 4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, 5) qasja në dokumente publike, 6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, 7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe 8) transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave…. /2LONLINE/