Komuna e Kamenicës ka pranuar një donacion nga shkolla “Gemeindeschule” në Zvicër. Ky donacion përfshin: tavolina shkollore, karrige, projektorë, dollape për biblioteka, tabela të bardha e të zeza, si dhe materiale e mjete tjera shkollore të ngjashme.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati duke falenderuar bashkëqytetarët tanë në diasporë që e mundësuan këtë donacion, ka thënë se janë duke punuar që t’iu krijojmë kushte më të mira nxënësve tëKamenicës.
“Ky donacion është mundësuar përmes dy bashkëqytetarëve tanë nga diaspora Fitore Maliqi e Artan Maliqi. Faleminderit kolegëve për punën, Artanin e Fitoren për angazhimin si dhe vullnetarëve për transportin nga Zvicra. Do punojmë pa ndalë, që nxënësve të Kamenicës t’u krijojmë kushte më të mira të mësimnxënies e ambiente më të këndshme”, ka thënë Kastrati.
“Ju vazhdoni qëndroni në shtëpi, ndërsa ne me punë të kujdesemi për mirëqenien tuaj”, ka apeluar ai.