(2L ONLINE) – Shirat e para ca kohëve, kishin shkaktuar dëme të shumta në komunën e Kamenicës, sidomos në fshatra kishte pësuar infrastruktura rrugore. E dëmtar rëndë ishte edhe rruga, Kamenicë- Moqar- Kololeq, në të cilën intervenimi tani m[ u bë.
Kryrjen e sanimeve të rrugës i përcollën së afërmi, nënkryetari i komunës për komunitete, Dragisha Saviq , sbashku me shefin e zyrës për komunitete dhe kthim, Dejan Blagojeviqin dhe përfaqësuesin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ramadan Berishën.
Kjo rrugë, aq shumë ishte dëmtuar sa që ishte bërë fare e pa kalueshme. Rruga në fjalë, iu ka shërbyer banorëve të disa fshatrave për të shkuar deri në qendrën komunale, sepse për dhjetëra kilometra e kishte shkurtuar udhëtimin e tyre .
Ajo,tani më është e sanuar dhe mund të udhëtohet me automjete pa kurrfarë problemi. Rruga në fjalë para disa viteve ishte ndërtuar nga ana e KFOR-it amerikan. /2L ONLINE/