Forumi Lokal për Trashëgimi Kulturore i Komunës së Kamenicës mori pjesë në ekspozitën e cila u hap në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar”.
Ekspozita është hapur në Komunën e Vitisë në kuadër të projektit “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar” (MAKS FORUM) që u organizua nga “CHWB Kosovo” dhe “IBPE Skopje” dhe që financohet nga Bashkimi Evropian.
Gjatë hapjes së kësaj ekspozite u tha se ky projekt ka qenë një mundësi e mirë për t’u njoftuar me potencialin e trashëgimisë kulturore të tri komunave partnere të projektit në Kosovë si: Vita, Hani i Elezit, dhe Kamenica, po ashtu edhe komunave partnere nga Maqedonia e Veriut.
Lista prioritare e objekteve të trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës në këtë projekt përmban pesë xhami si dhe Mullirin Binjak, objekt i cili është përzgjedhur për restaurim.