Komuna e Kamenicës është përzgjedhur nga UNDP si komuna me performancën më të mirë në implementimin e projektit ReLOaD.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar stafin e projektit ReLOaD dhe zyrtarët komunal për bashkëpunimin, ka thënë se është i lumtur që puna e përbashkët po vlerësohet nga organizata ndërkombëtare.
“Kamenica përzgjidhet nga UNDP, si komuna me performancë më të mirë në implementimin e projektit ReLOaD. Shumë i kënaqur që puna e jonë e përbashkët, po vlerësohet nga organizata të tilla ndërkombëtare, vlerësim ky i miratuar edhe nga BE-ja dhe Bordi i Partnerëve të kësaj organizate.Falënderoj stafin e projektit ReLOaD, kolegët nga komuna dhe gjithë të tjerët për bashkëpunimin përgjatë tri viteve”, është shprehur ai.