Komuna e Kamenicës pas shtatë viteve ka arritur të përmbush shpenzimet e buxhetit për investime kapitale në 82 %.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për këtë të arritur ka falenderuar kabinetin e tij të qeverisjes, zyret e njësitë përbrenda drejtorive, prokurimin, financat, menaxherët e mbikqyrësit e projekteve si dhe gjithë operatorët ekonomik për bashkëpunimin.
Kastrati ka thënë poashtu se në vitin e tretë të qeverisjes e presin edhe me shumë punë të mira.