Komuna e Kamenicës në emër të të gjithë qytetarëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, u shpreh se bashkëndjen me qytetarët e Shqipërisë.
“Ekipet reaguese emergjente të Kamenicës, janë në dispozicion të plotë për të dhënë kontributin e nevojshëm dhe për t’i dalur në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona atje. Jemi me ju”, u shpreh Kastrati mes tjerash.