Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Qendrës Regjionale të Shëndetit Publik, për matjen e cilësisë së ujit në shkolla.
I pari i komunës ka thënë se angazhimet për të mirën e nxënësve të Kamenicës, po rezultojnë me mbështetje e projekte të rëndësishme.
“Në shkollat e Kamenicës, do të bëhen të gjitha analizat e nevojshme për matjen e cilësisë së ujit dhe në fund të procesit do t’i dërgohen Komunës së Kamenicës raportet për secilën shkollë”, tha ai.
Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë tryezës së organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e ujit në shkolla, të furnizuar nga puset.