Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës (“MFK”) që të renovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se me anë të këtij projekti do t’ju lehtësohet barra dhe mirëqenia secilës familje.
“Do të renovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë nga MCC. Nga projekti i nisur vitin e kaluar, 15 shtëpi do të renovohen në bashkëpunim me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës, kryefamiljarëve të së cilëve po u lehtësohet barra dhe mirëqenia e secilës familje. Përzgjedhja dhe verifikimi nga Komisioni i MCC 15 kryefamiljarë me kushte të rënda ekonomike, raste sociale”, tha Kastrati.
Nga kjo marrëveshje që në total ka vlerën 174,656.67 euro, ku afër 35 mijë euro do të financohet nga Komuna e Kamenicës dhe 139,725.35 euro nga MCC, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, dyshemesë e papafingos, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, stova efiçiente me biomasë. /2LONLINE.com/