Komuna e Kamenicës ka pranuar donacionin i cili përfshinë mbi 600 pajisje për personat me nevoja të veçanta.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, tha se ky vit po përmbyllet me këtë donacion shumë të rëndësishëm për këtë komunitet.
“Nga Norvegjia, pranuam kontigjentin e dytë me mbi 600 pajisje, që do e lehtësojnë jetën e këtij komuniteti, marrë parasysh që vlera e tyre është pothuajse e papërballueshme për njerëzit që kanë nevojë për to!”, tha ai.
Kryetari Kastrati ka falënderuar shoqatën “Fehmi Agani” nga Arendali i Norvegjisë, me përfaqësues Besnik Ramadanin për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të komunës sonë.
Ndërkaq, Ramadani nga kjo shoqatë tha se është shumë i lumtur që bashkarisht me shqiptarët në diasporë po angazhohen që dikujt t’ua lehtësojnë jetën.
Edhe drejtoresha e Handikos në Kamenicë, Hyrmete Morina, tha se donacione të tilla janë të mirëseardhura dhe ka falënderuar shoqatën “Fehmi Agani” dhe kryetarin Kastrati, për angazhimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta. /2LONLINE.com/