(2L ONLINE) – Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Ermir Lenjani është pritur ngrohtësisht në vendlindjen e tij, Kamenicë, nga strukturat komunal, sportistë dhe qytetarë të shumtë. Ai është nderuar edhe me mirënjohje për kontributin e tij në kombëtaren shqiptare.
Sipas autoriteteve komunale, në këtë mënyrë është nderuar bashkëqytetari i tyre i cili nderoi me performancën e tij fanellën kuqe e zi të kombëtares shqiptare, ku me paraqitjet e tija dha maksimumin dhe në veçanti në kujtesë të sportdashësve është paraqitja e tij me shokë në Beograd në ballafaqimin Serbi – Shqipëri, por edhe shkëlqimi që pati Lenjani në takimin që kombëtarja kishte me Danimarkën e ku Lenjani ishte edhe golashënues.
Përndryshe, mesfushori i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani ka fituar tanimë besimin e plotë të trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biasi dhe tani m është aktivizuar në 7 ndeshje. /2L ONLINE/