Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke iu referuar raportit të ditës së sotme ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, një (1) person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër është shëruar.
Të identifikuarit janë nga fshati Hogosht.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
– 204 raste të identifikuara,
– 180 të shëruar plotësisht,
– 9 raste aktive,
– 15 të vdekur.