Tani ku po i afrohemi festave të fundvitit, Komuna e Kamenicës veçse ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike. Të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë i pret gjoba prej 100 eurosh.
Në njoftim thuhet:
“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Ndalesa vlen për periudhën prej 31 dhjetorit 2022 deri më 03 janar 2023.
Persona të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 Euro”. /2LONLINE/