(2LONLINE) – U mbajt takimi ndërministror nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për projektin e furnizimit me ujë nga projekti і Kremenatës. Me këtë rast, kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani tha se ne si komunë do të përgatisin të gjitha dokumentacionet e nevojshme për realizimin e këtij projekti madhor personat zyrtar nga komuna do të merren me këtë projekt janë Fatmir Krasniqi dhe Refik Latifaj.
Fidaim Sadiku (Instituti gjeologjik і Kosovës) tha se janë në dispozicion të juaj për të gjitha hartat,analizat dhe për të gjitha specifikat e terrenit për akumulimin e ujerave në komunën e Kamenicës.
Në këtë takim u diskutua se ky projekt synohet të realizohet brenda 3 vitesh dhe nëse realizohet ky projekt do të zgjidhte një problem shumë të madh për qytetarët e komunës së Kamenicës për furnizimin me ujë të pijshëm. /2lonline/