/2L ONLINE/ – Në Kamenicë, të enjten dhe të premten do të mbahet Panairi i Prodhimeve Lokale. Siç njofton zyra për Informim e Komunës së Kamenicës, ky aktivitet mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, e ku Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Helvetas, KEP, FINCA, organizojnë këtë panairi që ka për qëllim promovimin e produkteve lokale, krijimi i mundësisë së bashkëpunimit në mes të fermerëve, grumbulluesve të perimeve, tregtarëve te imputeve bujqësore, agropërpunuësve dhe institucioneve bankare.
“Panairi do te jetë dyditor dhe do te mbahet më 21 e 22 korrik, në Sheshin “Metush Krasniqi”, kurse hapja zyrtare do të bëhet në ora: 13:00. Dita e dytë e Panairit do të jetë Dita e Diasporës, qëllimi i këtij organizimi është që t‘i presim bashkatdhetarët sa më mirë dhe mundësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe bizneseve që udhëhiqen nga bashkatdhetarët për zhvillimin e komunës së kamenicës”, thuhet në njoftim, e ku p oashtu ftohen fermerët, OJQ-të e fermerëve, qytetarët, konsumatorët që ta vizitojnë panairin për tu njohur me fermerët dhe prodhimet e tyre lokale. /2L ONLINE/