Në Komunën e Kamenicës deri më tani të infektuar me COVID-19 kanë qenë 48 persona, ku nga ta 42 janë shëruar plotësisht, ndërsa gjashtë raste janë aktive.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke iu bërë thirrje qytetarëve të kujdesen për njëri tjetrin ka kërkuar që të repsektohen udhëzimet nga organet kompetente pasi bartja e virusit tek personat me sëmundje kronike, e vështirëson gjendjen e tyre shëndetësore.
“Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka thënë Kastrati. /2LONLINE.com/