Ndonëse fillimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK) u raportua se në Komunën e Kamenicës janë shënuar edhe tri raste të reja me COVID-19, përfaqësues të komunës së Kamenicës thonë se në fakt janë dy raste pasi pas verifikimit të personave të infektuar rezulton se njëri është nga Gjilani, transmeton Portali 2ONLINE.com
Rastet janë nga fshatrat Rogaçicë dhe Koretin.
Ndërkohë, edhe vet kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë kujdes duke respektuar udhëzimet nga organet kompetente.
” Nga IKShP u njoftuam edhe për dy raste të tjera pozitive me COVID-19 në komunën tonë. Prej këtyre rasteve një është nga Rogana, dhe një nga Koretini. Jini të kujdesshëm në raport me respektimin e udhëzimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë e parandaloni shpërndarjen e virusit Korona”, ka thënë Kastrati.
Deri më sot në Komunën e Kamenicës kanë qenë të infektuar 46 persona, ku nga ta 41 janë shëruar plotësisht ndërsa pesë raste janë aktive.
“Mbani distancë dhe përdorni maska. Kujdesu për vetën dhe të tjerët”, apelon i pari i Kamenicës. /2LONLINE.com/