Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe nje qytetar i Komunës së Kamenicës i prekur me COVID-19 ka humbur jeten.
Kryetari i Komuns së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh.
“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh.Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka thënë Kastrati.
Bilanci me virusin SARS-CoV-2 në komunën e Kamenicës:
• 81 raste të identifikuara;
• 56 të shëruar;
• 22 raste aktive;
• 3 të vdekur.
Bëni kujdes, mbrojeni vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh!