Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës katër persona kanë rezultuar pozitiv.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke lutur qytetarët për kujdes të shtuar tha se ky virus është duke u shpërndarë shumë shpejtë, e kjo duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh.
“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot janë identifikuar edhe katër (4) raste të reja me #COVID19. Ky virus i cili po shpërndahet me një shpejtësi tejet të madhe, duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh. Kujdesuni për veten, familjen e njerëzit përreth. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë, sepse vetëm #bashkë mund ta parandalojmë shpërndarjen e virusit SARS-CoV-2”, ka thënë Kastrati.
Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 101, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 32 raste janë aktive dhe katër persona kanë humbur jetën.
Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.