Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës kanë rezultuar pozitiv edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë shëruar katër të tjerë.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lutur qytetarët që të kujdesen për veten dhe të tjerët duke vendosur maskën, pastruar duart dhe mbajtur diatancën.
“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se katër persona janë shëruar plotësisht nga #COVID19 dhe tre kanë rezultuar pozitiv në testin për këtë virus. Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush. Vendos maskën, pastro duart vazhdimisht, mbaj distancë”, ka thënë Kastrati.
Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën e Kamenicës është: 87 raste të identifikuara, 63 të shëruar, 21 raste aktive, tre të vdekur.