Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, tre (3) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe tre të tjerë janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.
Personat e identifikuar janë dy (2) nga Kamenica, dhe një (1) nga fshati Petroc.
Bilanci me COVID-19 në Komunën e Kamenicës:
-188 raste të identifikuara,
– 155 të shëruar plotësisht,
– 20 raste aktive,
– 13 të vdekur.