DYLON

Komuna e Kamenicës do të shpërndajë kontejnerë falas për banorët e Roganës

Komuna e Kamenicës do të shpërndajë kontejnerë falas për banorët e Roganës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, së bashku me menaxheren e njësisë ‘Ecohigjiena’, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal të fshatit Roganë.

Në këtë takim është diskutuar për shpërndarjen e kontejnerëve familjar nga komuna në këtë fshat.

Udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, ka thënë se kontejnerët do të shpërndahen falas.

EkoHigjiena

“Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Kamenicës do të shpërndajë kontejnerë 120 litërsh për të gjithë banorët e Roganës. Këta kontejnerë do të jenë gratis”, ka thënë ai.

Ndryshe këta kontejnerë janë pjesë e projektit që Komuna e Kamenicës ka në bashkëpunim me organizatën GIZ, për zgjerimin e rrjetit në fushën e mbeturinave. /2LONLINE.com/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.