Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 64. Prej tyre 46 janë shëruar dhe 18 raste janë aktive.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet në përpikëri.
“Raste aktive të mbetura janë edhe 18, kurse numri total i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë është 64. Ju lutem t’i respektoni udhëzimet me përpikëri. Vendos Maskë, Mbaj Distancë, Pastro Duart”, ka thënë Kastrati.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh. /2LONLINE.com/