Sot, janë konfirmuar dy raste pozitive me COVID-19 dhe 11 të shëruar në Komunën e Kamenicës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe 11 të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
– 439 raste të identifikuara,
– 285 të shëruar plotësisht,
– 129 raste aktive,
– 25 të vdekur.