Referuar njoftimit të ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në Komunën e Kamenicës, katër (4) persona janë shëruar dhe gjashtë (6) të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton 2LONLINE.COM.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës është ky:
– 253 raste të identifikuara,
– 187 të shëruar plotësisht,
– 49 raste aktive,
– 17 të vdekur.