Tre persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës dhe një person shërohet plotësisht
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, tre (3) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe një është shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.
Personat të cilë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë nga Kamenica.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
156 raste të identifikuara;
112 të shëruar plotësisht;
32 raste aktive;
12 të vdekur.