Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës brenda dy ditësh katër persona (4) kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa një 63 vjeçar është viktima e gjashtë që humbi betejen me këtë virus.
Personat pozitiv janë nga Kamenica(1), Petroc (1), Koretin (1) dhe Rogaçicë (1).
Kryetari Qëndron Kastrati ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe ka lutur qytetarët për respektim të udhëzimeve.
“Nga IKShP u njoftuam se sot janë identifikuar edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19. Edhe ditën e djeshme patëm po dy persona qe rezultuan pozitiv në testin për virusin SARS-CoV-2. Gjithashtu, mbrëmë fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje e ka humbur një 63 vjeçar. Ju lutem për kujdes dhe respektim të udhëzimeve. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Kastrati.
Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 106, ku nga ta 76 janë shëruar plotësisht, 24 raste janë aktive dhe gjashtë persona kanë humbur jetën.
Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.