Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës janë shëruar tetë persona dhe tre të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Personat e identifikuar janë një (1) nga fshati Hogosht dhe dy (2) nga Kamenica.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
119 raste të identifikuara;
90 të shëruar plotësisht;
20 raste aktive;
9 të vdekur.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!
Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.