Komuna e Kamenicës, bënë thirrje për të gjithë mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë, bashkohuni si vullnetarë për ndihmë që ta tejkalojmë këtë situatë.
Për shkak të gjendjes së krijuar në vend pas paraqitjes se rasteve me virusin COVID-19 në Kosovë, Komuna e Kamenicës është duke e krijuar një databazë ku ka për qëllim identifikimin e të gjithë mjekëve, infermierëve e studentëve në këto dy fusha, të cilët do japin kontributin e tyre më human, si vullnetarë, në komunën e Kamenicës.
“Lusim të gjithë që kanë këtë profesion që të lajmërohen duke paraqitur kontaktet e tyre qoftë në këtë postim, apo edhe në mesazh privat në këtë faqe. Po ashtu mund të bëheni edhe pjesë e grupit në Facebook që është krijuar vetëm për ju. https://www.facebook.com/…/2494…/permalink/2494085457575203/ “, thuhet në njoftimin e komunës.
“Në këto ditë të vështira që po kalojmë nga kjo pandemi, e kemi të domosdoshme që të bashkohemi për të pasur rezultate në parandalimin e Covid-19. Misioni i shenjtë i gjithë stafit mjekësor, na bën që të gjithë t’i kemi sytë nga ta, për të na ndihmuar t’ia dalim mbanë edhe kësaj radhe. Mirënjohës pafund për të gjithë mantelbardhët”,