(2LONLINE) – Bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe Kosovës Lindore, përkatësisht Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ishte temë diskutimi mes kryetarit të Kamenicës, Begzad Sinani dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.
Në këtë takim, u tha se Kamenica do të bashkërendojë aktivitetet me Luginën, duke marrë parasysh që komuna e Kamenices kufizohet me pjesën e saj. Në këtë mënyrë, u premtua se do të krijohen mundësi më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Në takim, ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Galip Beqiri si dhe ish kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi. /2lonline/