Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës nga mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv edhe dy persona me COVID-19.
Dy rastet e reja janë një nga qyteti dhe një nga Topanica.
Kryetari Qëndron Kastrati ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e IKShPK-së dhe organeve kompetente në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e këtij virusi.
“Sipas njoftimit të IKShP-së janë identifikuar edhe dy raste pozitive me #COVID19 në komunën tonë. Një rast nga qyteti e një nga Topanica. Parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi e kemi bashkë në duar, duke respektuar vetëm tre hapa të thjeshtë. #VendosMaskë #MbajDistancën dhe #PastroDuart”, ka thënë Kastrati.
Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritur në 70, prej tyre 50 të shëruar plotësisht. Kurse 20 raste janë akoma aktive.
Ruaje vetën dhe të tjerët. Vendos maskë, mbaj distancën dhe pastro shpesh duart!