Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Artanë ka propozuar që për të prekurit me Covid-19, Komuna e Artanës të ndaj nga një pako ushqimore si formë e ndihmës për të përballuar më lehtë pandeminë.
“Sot në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Artanë, propozova që Kuvendi komunal të merr vendim që personave me Covid-19 të ju ndahet nga një pako ushqimore prej 50€. I falënderoj asamblistët të cilët e përkrahen këtë propozim që tu dilet në ndihmë në këto ditë të veshtira që po kalojnë banorët tanë të infektuar, e që mbi 50% e tyre nuk kanë as të ardhura mujore, në menyrë që ta kalojnë këtë situatë të rëndë kjo ndihmë ishte shumë e nevojshme.”- thuhet në njoftimin e asamblistit Gashi.